Qëndroi 5 orë i vdekur në pishinë! Del autopsia, mësohet shkaku i vdekjes së futbollistit 31-vjeçar

Date:

- Advertisement -

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Glyfada , kur futbollisti i Panathinaikos George Baldock është gjetur pa ndjenja në pishinën e shtëpisë së tij.

Autopsia e 31 vjeçarit përfundoi mesditën e së enjtes në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Athinës, ndërsa mostrat u morën edhe për analizat toksikologjike.

Trupi i tij nuk kishte shenja, plagë apo mavijosje që të tregonin ndonjë vepër kriminale.

Që në fillim, vlerësimi i mjekut ishte se vdekja e futbollistit të ri ishte për shkak të mbytjes, pasi në mënyrë makroskopike ishin gjetur mikroflluska të shkumëzuara. Kishte gëlltitur ujë teksa ishte gjallë. Ai kishte veshur kostumin e tij të banjës, gjë që tregon se mund të ketë qenë duke u larë kur ka ndodhur ngjarja fatale.

Futbollisti thuhet se ka mbetur i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij për të paktën pesë orë para se të gjendej nga pronari i pronës. Gruaja e tij që ishte në Angli me vajzën e tyre po e kërkonte dhe iu desh t’i drejtohej pronarit të shtëpisë që Baldock merrte me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe të merrte vesh se çfarë po ndodhte./vizionplus.tv

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...