Qetësori zbulon konfliktin me Bledin dhe nis aleancën me Luizin: Dikur më ka hedhur diçka në pije, ja tregoj unë tani

Date:

- Advertisement -

Banorët patën mbrëmë një të papritur. Në “Big Brother VIP2” u rikthyen katër ish-banorë, Ronaldo Sharka, Bledi Mane, Efi Dhedhes dhe Kiara Tito.

Por si e pritën këtë surprizë banorët? Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferrunaj nisën menjëherë që të bënin plane së bashku se si të eliminonin banorët. Ata ranë dakord se Kiarën e duan në finale, duke qenë se vetëm 1 nga ish-banorët mund të jetë në finalen e madhe.

Teksa Qetsori tha se do merrej me djemtë, ai kujtoi edhe një moment jo shumë të këndshëm me Bledin. Sipas ish-fituesit të “Big Brother”, gazetari dikur i ka hedhur diçka në pije dhe do të thotë të gjitha gjërat që i ka bërë.

Ndërkohë kujtojmë se gazetari i njohur para disa kohësh ka bërë një postim për Qetsorin, ku thotë se ka qenë në një burg me të.


Pjesë nga biseda:

Luizi: Bezdisje do kesh prej Bledit dhe prej…

Qetsori: Jo me i pas ne, ne duhet tu japim bezdisje atyre

Luizi: Po, por do fillojnë edhe vetë

Qetsori: Bledi ku është, te krahasimet, te natyra e qetë?

Luizi: Bledi është te mënyra se si ke luajtur ti. Unë të kam parë se si ke luajtur ti dhe nuk je ai Qetsori që ke qenë

Qetsori: Do flasë për këto.

Luizi: Do kapet e shkuara me të tashmen

Qetsori: Bledit do ja tregoj unë qejfin. Bledi ka bërë një gabim dikur me mua, më ka hedhur diçka në pije dikur në një vend dhe do ja tregoj sot këtu, t’ja nxjerr hashiqare të gjitha ça më ka bërë. Unë nuk e kam mirë fare me të.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...