Qytetarja: Denonconi zaptimin e plazheve publike nga bizneset në jug

Date:

- Advertisement -

Privatizimi i plazheve publike në vend vijon të jetë një shqetësim për pushuesit. Të shumtë janë denoncimet në redaksinë e JOQ, ku ngrenë shqetësimin se plazhet publike vijojnë të zaptohen e mbushen me shezlonë dhe kioska nga pronarë që shfaqen nga hiçi. Së fundmi një qytetare e cila ka kaluar pushimet në jug, apelon që të bëhemi bashkë dhe të denoncojmë privatizimin e plazheve publike nga bizneset në jug. Ajo tregon eksperiencën e saj, që për shkak të neglizhencës së shtetit që mbyll sytë para këtij fenomeni, qytetarja thotë se në ato pak plazhe publike që kanë mbetur merr vetëm dhimbje koke.

“Pershendetje, nisur nga eksperienca personale e kesaj jave ne Jug, do propozoja qe te hapni nje fushate ku njerezit denoncojne shperdorimin e plazhit publik nga bizneset. Plazhi nuk ka pronar, kurre s’ka pasur e kurre s’duhet te kete! Jam e sigurt qe do keni mbeshtetjen e shume njerezve, pasi vitin qe kaloi disa faqe me te vogla e nisen por nuk arriten ta perfundojne nje fushate te tille… Mua me ndodhi ne Livadh qe “organizatoret” e Lova fest, pra Babilonia beach club, me thane qe nuk me lejohet te ve cadren ne plazhin publik, sepse eshte i tyri, dhe ata jane zgjeruar gati deri te tabela qe thote “plazh publik”.

Nderkohe shkova ne bashkine e Himares, nje zoteri super neglizhent ne sjellje me thote qe ata kane kontrate te perdorin plazhin publik!! Dmth plazhi publik eshte vetem per dimer per njerezit se ne vere e kane keta?? Dhe po te shikosh dhe ne livadh, dhe ne Potam, ku thote plazh publik, ata kane lene nje gjeresi 3-4 metrsi nje rrip i holle si per tu tallur me njerezit, dhe aty eshte gjoja plazhi publik. Eshte per te vene duart ne koke. Per te mos permendur Llamani eshte 100% i privatizuar dhe nuk futesh dot pa kaluar njehere ne parkimin e biznesit.

Njelloj dhe pasqyrat ne Sarande, Ksamili nje tmerr i vertete, me pak fjale eshte bere stres te marresh makinen e te vish ne plazh se vetem relaks qe nuk ke… dhe nuk ke ku shkon dmth nese nuk paguan cadrat e ketyre…Por stafi i Babilonia ne Livadh dje po na ngrinte me sherr te madh ata 3 grupe te vogla njerezit qe kishim vene cadrat tona sepse ata do vinin ata krevatet e tyre te shpifura fiks ne breg te detit. Dhe na thonin qe i vetmi vend publik ishte fiks ne fund te plazhit ku ata po ndertonin skenen e Lova fest dhe buciste me te madhe muzika mediokre nga nje nga 2 beach baret e tyre ( nderkohe po ndertonin dhe nje beach bar te trete nga ana e plazhit publik). Dmth ne perfunduam te ai rripi i holle “plazh publik” se aty ne fund qe na thane ata te rrime vetem me dhimbje koke beheshe jo se relaksohesh ne plazh. Mund te jemi nder vendet e vetme ne bote qe s’ke lirine te vish me cadren tende ne cilindo plazh qe te duash. Faleminderit!”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...