Refugjatët afganë në Shqipëri të zhgënjyer, shpresat dhe ‘sytë’ nga Amerika, 23-vjeçarja: Kur erdha këtu, u dëshpërova!

Date:

- Advertisement -

Frozan Azizi, 23 vjeçe, sapo ishte diplomuar për gazetari në Afganistan dhe kishte filluar karrierën e saj atje, kur në verën e vitit 2021 iu desh të largohej nga vendi i saj, pasi talibanët morën pushtetin.

Ajo erdhi në Shqipëri. Prej dy vitesh ajo jeton në Rafaelo, një resort në Shëngjin, një nga vendet ku janë vendosur refugjatët afganë, dhe ndërsa pret të shkojë në SHBA, po përpiqet të jetojë jetën më të mirë që mundet. Prindërit e saj janë ende në Afganistan.

Ajo tha për BIRN se tani është e lumtur dhe ka gjithmonë gjëra për të bërë, pavarësisht rrethanave, por jo gjithmonë ka qenë kështu.

Në verën e vitit 2021, Shqipëria hapi dyert e saj për mijëra shtetas afganë pasi vendi ra nën kontrollin e talebanëve.

Ata do të qëndronin në vend deri në plotësimin e dokumentacionit për të shkuar në SHBA, sipas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Shumica dërrmuese e refugjatëve që mbërritën në Shqipëri ishin gazetarë, ish-zyrtarë qeveritarë dhe aktivistë dhe punonjës organizatash joqeveritare. Ata janë të akomoduar në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Shëngjinit.

Ndërkohë që refugjatët e rinj vazhdojnë të mbërrijnë në Shqipëri dhe presin të shkojnë në vende të tjera, “të vjetrit” që mbërritën në vitin 2021 po përjetojnë përvoja të përziera. Disa po përpiqen të bëjnë një jetë normale, por të tjerë thonë se pritja e gjatë u ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion.

Vitin e kaluar, Ministria e Jashtme i tha BIRN se Shqipëria kishte strehuar gjithsej 2,400 refugjatë.

Pasi Shqipëria pranoi kërkesën e SHBA-së për të pritur afganët, qeveria ngriti një grup pune për të menaxhuar qëndrimin e tyre në Shqipëri në vitin 2021. Me statusin e mbrojtjes së përkohshme ata kishin të drejtë të qëndronin fillimisht për një vit në vend, por afati u shty deri në gusht 2023.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...