Anxhelo Sina u bë një nga lojtarët më të dashur për shqiptarët. Vetëm para pak muajsh, portieri vendosi që të refuzonte përfaqësuesen e Greqisë dhe zgjodhi ngjyrat e vendit të tij ato kuqezi.
Teksa, së fundmi, Sina ka mbyllur, ndoshta përkohësisht, aventurën e tij me Olympiacos, për të nisur një të re në Portugali në formë huazimi. 20-vjeçari është portieri më i ri i Rio Ave, ekip që militon në elitën e futbollit portugez.
“Dua të përjetoj të gjitha emocionet dhe të jem pjesë e kësaj familje”, ishin fjalët e para të portierit shqiptar, pas prezantimit. Kujtojmë që Sina është pjesë e Kombëtares shqiptare U-21.