Refuzoi Shqipërinë, Brajan Gruda dëmtohet te Gjermania dhe humb EURO24

Date:

- Advertisement -

Një rastësi e çuditshme e fatit, ndodh sërish, në kufijtë e së pabesueshme. Tashmë e dini historinë se kush refuzon Shqipërinë, asnjëherë nuk arrin dot që të përmbush dëshirën e tij për të shkëlqyer me një tjetër Kombëtare.

Duke hequr rastin e Shaqirit dhe Xhakës te Zvicra, e gjithë pjesa tjetër, është për t’u harruar. Vetë kreu i FSHF, Armand Duka, e komentoi saktësisht edhe rastin e Shkodran Mustafit që fitoi një Botëror me Gjermaninë dhe më pas u harrua, duke mos luajtur asnjë minutë të vetme me pancerat.

“Më shumë kënaqësi ka marrë Lorik Cana me Shqipërinë se Mustafi me Gjermaninë që fitoi Botërorin”, tha Duka në intervistën e fundit për Opinion. Për të kaluar te shqiptarët që kanë zgjedhur Greqinë, të cilët janë një dramë e vërtetë, emrat e tyre janë aq të panjohur aq sa i kemi harruar për momentin që t’i risjellim në kujtesë.

Apo i famshmi Adnan Januzaj. Teksa Shqipëria po përgatitet për Europian dhe Kosova do të luajë sot kundër Norvegjisë, Januzaj është parë në një dasëm familjare pasi është tërësisht jashtë listës dhe planeve të Belgjikës.

Por këtë fat të keq pasi refuzoi mëmëdheun, e ka kaluar edhe Brajan Gruda. Silvinjo ka shkuar disa herë në Gjermani për ta takuar dhe bindur që të vishej kuqezi, por Gruda e refuzoi ftesën e Shqipërisë për të shkuar në Europian.

Ai pranoi ftesën e Nagelsman, për të marrë pjesë në një tur stërvitor për disa ditë dhe që më pas të rikthehej në shtëpi. Por pas shkëlqimit të Grudës në këtë tur, trajneri i Gjermanisë po mendonte seriozisht përfshirjen e tij në listën përfundimtare për të shkuar në EURO24.

Megjithatë kjo nuk ka shanse për të ndodhur pasi Gruda ka pësuar një dëmtim dhe duhej ta linte menjëherë stërvitjen me Kombëtaren. Gruda nuk ka më asnjë mundësi për të qenë në Europian, teksa mallkimi i shqiptarëve duket se e ka prekur këtë lojtar që duhet të riaftësohet për sezonin e ri. Sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë gati në miqësoret përgatitore të verës. Tashmë Brajani e ka marrë një mesazh të qartë se çfarë e pret në të ardhmen. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...