Rey Manaj u rikthye te Sivasspor. Sulmuesi lushnjar luajti për 90-të minuta me ekipin turn ën ndeshjen e parë të sezonit të ri.
27-vjeçari nuk ia doli dot të gjente rrugën e rrjetës edhe pse pati disa raste, duke bërë që ndeshja të përfundonte 0-0 mes Sivasspor dhe Trabzonspor. Pas këtij takimi ka folur për mediat turke sulmuesi i Kombëtares.
Manaj ka theksuar se ende nuk ka vendosur ende sa i takon të ardhmes, pasi gjithçka është ende në zhvillim. Por pavarësisht gjithçkaje, nëse vendos të qëndrojë sërish shpehet i lumtur, pasi Sivas e ka trajtuar gjithmonë mirë.
“Kemi patur takime me klubin sa i takon situatës së transferimit. Mund të them se gjithçka është ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të largohem apo do të vijoj të jem pjesë e Sivasspor. Unë e dua shumë Sivasin, jam trajtuar gjithmonë shumë mire këtu. Nëse do të jetë e mundur që të vazhdoj, sigurisht që do të qëndroj”, ka theksuar lushnjari, i cili në sezonin e kaluar shënoi 18 gola në kampionat me fanellën e Sivassport, duke u renditur pas Mauro Icardit dhe Edin Dzekos.