Rikthime të mëdha dhe risi befasuese, Sylvinho publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e qershorit

Date:

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit në llogari të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Befasia më e madhe e listës rezervohet në fund të saj dhe quhet Armando Sadiku.

Sulmuesi nga Elbasani kthehet në Kombëtare pas një kohë të gjatë, për shkak të asaj thyerje të marrëdhënies me ish-trajnerin Edy Reja. Ndërkohë në portë risia quhet Simon Simoni, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren e madhe.

Në mbrojtje ka dy rikthime të mëdha: Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Të dy munguan për shkak dëmtimesh në ndeshjen me Poloninë, teksa të njëjtin fat këtë herë e ka Kumbulla, i cili do të mungojë shumë gjatë pas operacionit në ligamentin e gjurit.

Është ftuar edhe këtë herë Andi Hadroj i Partizanit, teksa Mario Mitaj është një risi tjetër në këtë listë. Në mesfushë rikthimi i madh mban emrin e Keidi Bares. Pjesa tjetër e këtij reparti janë ata që ishin edhe ndaj Polonisë. Ndërkohë, në sulm janë ftuar gjashtë lojtarë.

Përveç Sadikut, një risi për sa i përket listave të Sylvinhos është Ernest Muçi. Ish-sulmuesi i Tiranës ka shkëlqyer në Poloni me Legian e Varshavës. Mungesa e madhe në këtë repart është ajo e Armando Brojës, i cili është në fazën e fundit të rikuperimit, por vështirë të jetë gati deri më 17 qershor.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...