Rikthimi i basteve/ Braçe: Të menaxhohen nga shteti, ndryshe do të kthehet në luftë!

Date:

- Advertisement -

Deputeti socialist Erion Braçe, propozoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë që bastet online të menaxhohen nga shteti dhe jo nga privati.

Ai u shpreh se duhet që shteti ta ketë në kontroll këtë sistem, që t’i rrijë përballë çdo strukture ilegale që ndërtohet që do konkurrojë aktivitetin legal.

Pjesë nga deklarata e tij:

“Siç i kishin ashtu kanë vazhduar t’i kenë edhe pasi u mbyllën. Komisionit i lind detyrimi për të kërkuar llogari, por edhe të japë një zgjidhje që nuk i çon tek banditët. Në rast se do e bëni siç propozohet, të mbesë në duar legale.

Nuk jam për këtë model, por për modelin që duhet ta ketë shteti sepse në fund fare po përsëri ky aktivitet do kthehet kështu me këtë model me një aktivitet, ku në betejë do të jenë ata që janë legalë dhe ata që janë ilegalë, do zihen atje poshtë në territor, jo këtu në Komision.

Sa kohë që ilegaliteti do të vazhdojë mendoj se duhet të rrijë shteti përballë, jo në mes. Nëse nuk mbyllet dot dhe u provua që nuk mbyllet dot, ta ketë shteti dhe t’i rrijë përballë çdo strukture ilegale që ndërtohet që do konkurrojë aktivitetin legal.

Po të jetë shteti ka gjasë që ti rrijë përballë, po të jetë shteti në mes, dhe një palë ilegale në njërën anë dhe pala legale në anën tjetër, do kthehet në luftë atje matanë, siç ishte në luftë’, tha Braçe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...