Robin Krasniqi humb të atin: Më copëtove shpirtin, këshilltari i jetës time

Date:

- Advertisement -

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit në rrjete sociale, ku a njoftuar që babai i tij është ndarë nga jeta.

Ai në një njoftim në “Instagram”, Robin Krasniqi, ka shkruar se i ati ka ndërruar jetë, ndërsa shton se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë”, ka shkuar ai.

Në shkrimin prekës boksieri nuk ka treguar për arsyet e vdekjes, por thotë se do ta ketë gjithmonë në zemër dhe shpreson ta ketë bërë të atin krenar.

“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!

Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kujt i shërben show?”, Milo për arrestimin e Metës: Ka një element politik! Kërkohet intimidimi i elektoratit

Petraq Milo i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24,...

VIDEO/ I riu me “Benz” bën si ‘gangster’ me policin, e shtyn dhe i heq kapelen

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë nuk ka...

Fitoi duelin me francezin në fushën e lojës, Zhegrova merr dhuratën e bukur nga Kilian Mbapeja

Edon Zhegrova ka marrë një dhuratë të bukur nga...