Rrëmbeu nipin, zbardhet dëshmia e gjyshes në Durrës, tregon planin që kishte bërë dhe ku ishte fshehur

Date:

- Advertisement -

Gjyshja ka pranuar të dorëzojë sot djalin ndërsa është zbardhur dhe dëshmia që ka dhënë për autoritetet.

Ajo ka thënë se e kishin vendosur së bashku me bashkëshortin e saj ta merrnin dhe ta rrisnin vetë nipin.

Gjyshja ka treguar se ka fjetur në vende të ndryshme gjatë kohës që kishte rrëmbyer djalin 3-vjeçar. Në dëshminë e siguruar nga gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi, ajo thotë se edhe djali tjetër që ndodhet në Belgjikë i ka kërkuar që i mituri të kthehet tek nëna e tij.

“E kemi vendosur së bashku me bashkëshortin tim Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë sepse ai është djali i djalit tonë. Në këtë mënyrë të shtunën që shkoi e morëm dhe unë u largova nga shtëpia dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës te prindërit e mi. Atje kam fjetur një natë. Ditën tjetër kam shkuar te Vendi i Mirë në fshatin Buzmadh të Kukësit. Në Buzmadh kam fjetur një natë. Ditën e tretë kam shkuar në Kukës te një kushërira ime ku kam fjetur një natë. Pastaj kam shkuar në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë por edhe se një vëlla i imi u arrestua e një tjetër është shpallur në kërkim pasi ata nuk kanë gisht në këtë çështje.

Edhe im bir që ndodhet në Belgjikë këmbënguli ta ktheja djalin tek nëna e tij”, ka thënë gjyshja në dëshminë e saj.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...