“Rri edhe pak e do ta shohësh”, Klodiana Lala tregon si hyri kamera e skandalit në zyrën e Gjicit: Ishte një stilolaps…

Date:

- Advertisement -

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga hetimet që Prokuoria e Posaçme po kryen për skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Ajo ka treguar se Gjici nuk lejonte prej kohësh njeri që të futej në zyrën e tij me celularë.

Lala ka thënë në emisionin “Open” se ditën që gruaja ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.

Gazetarja tregoi gjithashtu se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një futur nga pas?

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...