Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve në bare dhe restorante, sidomos nga turistët e huaj. Këtë javë ka filluar mbipopullimi kudo, tendencë që presim të vijojë deri në mbyllje të sezonit. Ky është një sinjal shumë pozitiv”.
Rënie të konsumit në restorante krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonat turistike të Tushemishtit dhe Linit. Drejtues të restoranteve në Pogradec që servirin ushqimin tradicional të zonës pohojnë se shkaku kryesor i rënies së konsumit është rritja e emigracioni familjar, kryesisht drejt Gjermanisë.
Por nisja e përgjumur e sezonit turistik ka “trembur” bizneset e bareve dhe restoranteve, ku sipas Jahjes për shkak pritshmërive pozitive për shtim të numrit të turistëve shtuan numrin e punonjësve.
“Kjo situatë ka krijuar pasiguri te bizneset që kanë shtuar investimet. Bizneset furnitorë të mallrave për baret dhe restorantet kanë dyfishuar stafet, pasi parashikonin shtim të numrit të turistëve. Ndërkohë që këtë vit nuk ka pasur pune. Por këtë javë janë dhënë disa sinjale pozitive. Të presim si do të jetë ecuria, pasi sivjet i shoh të trembur bizneset e bareve dhe restoranteve”.
Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK.
Vitin e kaluar shpenzimet për person në restorante u rritën 13 deri 17% nga shtrenjtimi i çmimeve.
Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit./MONITOR