Rruzhdi Hoxha nga Kukësi, shqiptari i dytë viktimë në Hamburg

Date:

- Advertisement -

Rruzhdi Hoxha nga Kukësi 33 vjeç është shqiptari i dytë i identifikuar si viktimë në ngjarjen e rëndë që u shënua të hënën në mëngjes në Hamburg.

Së bashku me kolegët e tij po ashtu shqiptarë, Hoxha humbi jetën tragjikisht teksa një skelë e një pallati në ndërtim ku punonin të rinjtë u shemb.

Ata ishin pajisur me dokumente pune bullgare false ku punonin në të zezë në Gjermani si të kontraktuar, punonjës në një kompani në pronësi një shqiptari nga Kosova i cili pas ngjarjes së rëndë është zhdukur.

Burime për JOQ konfirmojnë se viktimat janë pesë, të gjithë shqiptarë, teksa identitetet e tyre priten të bëhen publike nga mediat gjermane në vijim.

Ngushëllime familjarëve!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...