Rudi Vata hedh poshtë deklaratën e trajnerit të Shpresave për të birin: Gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione

Date:

- Advertisement -

Rudi Vata ka hedhur sot poshtë fjalët e trajnerit të U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, i cili tha në konferencë për mediat se Roko Vata, ashtu si edhe emra të tjerë të njohur që për momentin përfaqësonin ekipe të tjera kombëtare, ishin kontaktuar të gjithë nga FSHF. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, ka theksuar se fjalët e Bushit janë të pavërteta.

Ai pranoi se kishte pasur kontakte me Bushin, por në mënyrë miqësore dhe jo për të diskutuar për të ardhmen e të birit i cili po shkëlqen me Sëlltikun dhe përfaqësueset e moshave të Irlandës. Në diskutimin rreth kësaj teme me moderatoren Trevisa Tufa, Vata theksoi se në FSHF nuk dëshironin që të kishin lidhje me të ndaj kjo pasqyrohej te moskontaktimi zyrtarisht i të birit për një të ardhme në ekipin kombëtar.

Pak ditë më parë, Alban Bushi, trajneri i Shpresave, u shpreh se Federata ka kontaktuar me Rokon dhe disa talente të tjerë. A ka pasur realisht një ftesë konkrete për Rokon?
Unë Albanin e kam patur shok dhome kur trajneri Medin Zhega ishte trajner i Kombëtares. Shpesh herë Albani binte për të fjetur me një plan dhe zgjohej me ëndrra. Vetëm në ëndërr mund ta ketë parë. Nëse zyrtarisht një përfaqësues i FSHF-së ka kontaktuar me mua ose me agjentët e Rokos, sepse me djalin personalisht jam i sigurt që nuk i kanë kontaktuar.

Nuk është e ndershme të gënjesh sepse bëhet fjalë për një situatë tepër delikate. Njerëzit që e kuptojnë se si është marrëdhënia ime me persona që kanë investuar në futbollin shqiptar që përpara 20 vitesh, duhet të kuptojnë që nuk ka mundësi që të kenë dëshirë që prezenca e Rudi Vatës të jetë afër ekipit kombëtar. Është e pamundur. Këto gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione sikur është kontaktuar Rudi Vata.

Në jetën time akoma nuk kam kontaktuar me një përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për Rokon në formë zyrtare. Nëse Albani thotë që e kam pyetur Rudin si po shkon Roko? A po bën progres? Kjo është diçka tjetër sepse është një bisedë mes dy shokësh, por jo për të planifikuar diçka në lidhje me këtë situatë. Gazetarët nëse janë të interesuar të dinë të vërtetën duhet të kërkojnë fakte.

Nëse do të kishte një ftesë zyrtare për Rokon, a do të pranonte Roko të luante për Shqipërinë?
Nëse do të kishte do të diskutonim dhe ju do e merrnit vesh e para. Por unë po ju them që ka klane që nuk e kanë në interesin e tyre që Rudi Vata apo djali i Rudi Vatës të afrohet në Kombëtare. Sepse balancat mund të prishen dhe këto balancat nuk i duan të prishura, por duan t’i kenë siç janë. Nuk po them Duka, sepse nuk kam asgjë kundër atij, por ka njerëz afër tij që e dinë sesi funksionoj unë.

Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet e tyre dhe kjo nuk mund te ndodhi. Në këtë mënyrë nxjerrin zhurmues që thonë është kontaktuar Vata. Janë gënjeshtra, fjalë boshe. Nëse dikush nxjerr një fakt unë nuk flas më për këtë situatë. Mënyra sesi i paraqesin gjërat është tipike sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri. Shqipëria është vendi i qokave dhe i gjobave. Ato që vendosin gjoba bëjnë qoka dhe e kundërta. Me mua nuk funksionon ky mentalitet.

Këto mundohen ta zgjidhin më mënyrën “alla-shqiptarshe” në një kohë kur mentaliteti im dhe kultura ime ka 33 vite që është ndryshuar. Sepse kam ndërtuar një jetë në sisteme të rëndësishme. Mentaliteti im ka marrë një formë që unë nuk pajtohem me mentalitetin që kam pasur sepse kam qenë gabim. Këto kanë jetuar në atë botë dhe vazhdojnë jetojnë. Ky është ndryshimi. Dikush beson tek puna, dikush te djalli. Këto kujtojnë se me djallin ecim përpara ne.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...