SPAK lëshoi të shtunën dy urdhër arrested he një masë sigurie “detyrim paraqitje” duke u futur në familjen Berisha për çështjen e kompleksit “Partizani”.
Të arrestuar janë Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, që ndërtoi në tokën e kompleksit “Partizani”.
Ndërkohë, për Berishën është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në pamundësi për të dhënë një masë më të rëndë për shkak të moshës.
Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur për veprën penale të korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme, një akuzë që mbart dënim nga 4 deri në 12 vjet burg.
Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, një vepër penale që parashikon dënime nga 5 deri në 15 vjet.
Akuzat lidhjen me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” mbi truallin e së cilit u ndërtuan 17 kulla nga Malltezi dhe biznesmeni, Fatmir Bekteshi.
Akuzat e ngritura:
Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Berishës, i cili është përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks.
Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.
Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.
Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.