Samir Ujkani sapo vari këpucët, merr rol drejtues në përfaqësuesen e Kosovës

Date:

- Advertisement -

Një ditë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, portieri Samir Ujkani ka marrë post të ri.

Ujkani, i cili i dha fund karrierës aktive në moshën 35-vjeçare, është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit te Përfaqësuesja e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj.

Në fakt, Ujkani është pritur nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, i cili e falënderoi për kontributin e tij dhe i uroj suksese në detyrën e re.

I pari i FFK-së i uroi shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm.

Presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës.

Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...