Sevilla fitoi mbrëmjen e kaluar Europa League.
Finalja e Budapestit mes spanjollëve dhe Romës u mbyll pas më shumë se 120 minutave dhe penalltitë vendosën fituesin.
Ndeshja që u shoqërua plot me emocion, nuk pati rezultatin e pritshëm për Romën.
Gjyqtari Anthony Taylor u kritikua shumë për vendimet e tij gjatë ndeshjes, por edhe tani që finalja ka mbaruar ai nuk po gjen qetësi.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e sulmit që tifozët e Romës i kanë bërë gjyqtarit Taylor në aeroportin e Budapestit.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si tifozët sulmojnë gjyqtarin që është i shoqëruar, ndërsa hedhin karrige ndaj tij dhe e quajnë “i shpifur”.
Anthony Taylor, the referee of the Europa League final, was attacked by Roma supporters at Budapest airport. 🧐
Shocking. 😠
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 1, 2023