Shëndetësia falas në Shqipëri!? OBSH: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve

Date:

- Advertisement -

Edhe pse shëndetësia duhet të jetë falas dhe reklamohet si e tillë, të dhënat zyrtare nga OBSH tregojnë një realitet krejt ndryshe.

Sipas OBSH në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit. Të dhënat tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë kanë pësuar rritje të ndjeshme pas pandemisë. Në vitin 2015 ky tregues ishte 57.3% dhe që atëherë ka pësuar rritje me 2.5 pikë %.

Edhe pse qeveria thotë se ka rritur kapacitetet buxhetore, shpenzimet nga xhepi i shqiptarëve kanë ardhur në rritje përgjatë dekadave të tranzicionit në vend të ulen.

Në vitin 2005 shqiptarët paguan nga xhepi 49.3 të kostos së shpenzimeve shëndetësore, teksa më 2021 ky tregues arriti në 59.7%. Nga viti 2015-2021, shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë u rritën me 82 për qind.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. Në vend të dytë pas nesh, është Maqedonia e Veriut me 41.7%, ndjekur nga mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë Hercegovinë (30.7%).

Në vitin 2020, vit që përkoi me pandeminë, shpenzimet për shëndet për familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6% të totalit të shpenzimeve, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i Covid-19 u përballua nga xhepi.

Ndërkohë treguesit zyrtarë referojnë se brenda buxhetit të shëndetësie ka shpërndarje të padrejtë të fondeve. Për një dekadë buxheti i rimbursimit të barnave ka mbetur thuajse në vend numëro në një kohë që të ardhurat buxhetore janë dyfishuar dhe burimet financiare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor (FDSKSH) janë rritur./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...