Sherr për xhirimin e gomave, zbardhjet plagosja me armë e 24-vjeçarit në Lezhë

Date:

- Advertisement -

Dorjan Gjini mbeti i plagosur me armë zjarri në Gjadër të Lezhës, dy ditë më parë.

Duket se shkak i konfliktit me dy të rinjve ka qenë xhirimi i gomave të makinës.

Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes së 18 gushtit.

Mësohet se autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë debatuar duke u sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për tu sqaruar pranë një lokali 500 metra larg pistës së aviacionit.

Gjatë takimit në lokal dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armën e zjarrit që mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallur në kërkim policor dhe prej dy ditesh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij./Albeu.com.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...