Rita Ora mori kritika të mëdha pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë. Vetë këngëtarja u shfajësua me faktin se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans.
VIDEO e ciftit qe shikon finalen
Ndërkohë pak kohë më parë, në një koncert të këngëtares shqiptare, u shfaqën imazhet e disa personave të njohur dhe Rita Ora tregonte me mimikë mendimin për ta. Në momentin që u shfaq Novak Djokovic-i, reagimi i saj ishte i qartë, që nuk i pëlqeu ajo çfarë pa dhe kërkoi ndërrimin e imazhit.
Por sot, kamerat kanë kapur imazhin e saj të ulur përkrahë tenistit serb. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe në fytyra e Rita Orës dukej e qeshur. Një moment që nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, aq më tepër duke ditur patriotizmin më të cilin Ora është përjekur gjithmonë ta shesë veten. Ndoshta shqiponja me dy duar në koncert është thjesht që simbol që shet./Sport Ekspres/