Shezloget “mollë sherri”, shqiptarët nisin të rrihen me njëri-tjetrin

Date:

- Advertisement -

Me nisjen e sezonit turistik ka nisur edhe sezoni i drurit mes shqiptarëve. Ministria e Turizmit u ka lënë këtë vit 70% të plazheve në administrim pronarëve të hoteleve. Mes tyre ka dhe nga ata që kanë një parcelë të përbashkët për të vendosur shezlonget apo nga ata që kërkojnë të marrin me forcë hapësirën e rërës. E gjithë kjo situiatë kthehet në një “mollë sherri”, se kush ka të drejtën për t’u pasuruar këtë vit.

Një rast i tillë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër. Tre të rinj, të moshave 24-31 vjeç, kanë rrahur një të moshuar. Ata e kanë goditur 64-vjeçarin me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh. Më herët tensione ka pasur edhe në Shëngjin dhe Vlorë, ku të fortët kanë kërkuar privatizimin e rërës më shpejt se pala tjetër.

Këto raste kanë qenë fatale, ku për vendosjen e çadrave janë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. E freskët në memorje është ende vdekja e Musaen Zenelit, kamarierit 20-vjeçar në Velipojë. Po ashtu arma ka plasur edhe në Shëngjin, në Radhimë dhe Durrës, ku për shfrytëzimin e rërës, disa individ janë të gatshëm edhe të marrin jetë njerëzish.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...