Luiza Gega sjell një tjetër medalje të artë për Shqipërinë. Atletja jonë fitoi vendin e parë në divizionin C në Lojërat Europiane në disiplinën e 3 mijë metrave me pengesa.
Ajo e ndali kronometrin në 9:17:31 dhe duke bërë më mirë se kushdo në Europë, për të vendosur një rekord të ri të kampionatit në këtë disiplinë.
Për shkak të vlerësimit të ulët ekipor të Shqipërisë, ajo garoi në divizionin e tretë për nga rëndësia, me kundërshtaret, që nuk e konkurruan aspak, pasi rekordmenia shqiptare i la shumë pas.
Ndërkohë që ndiqte gjithçka nga divani, Luiza Gega ka fituar medaljen e artë. Polakja Alicja Konieszek, e cila ishte fituesja e divizionit A, e ndali kronometrin në 9:38:72, më shumë se 20 sekonda pas Luizës.
Kjo i dhuron medaljen e artë Luizës, që në këtë kompeticion ka hyrë në histori, pasi regjistron plot 11 triumfe në disiplinat e saj.
Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë.
Luiza ka është atletja me kohën e dytë më të mirë në histori në 3 mijë metra me pengesa. Më mirë se ajo ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Olimpiadën e Pekinit në 2008.