Shkodrani Nelson Hysa fiton titullin europian WBO dhe vendos rekord: Renditet i 11-ti në botë

Date:

- Advertisement -

Nelson Hysa fitoi titullin europian WBO për peshat e rënda vetëm pak ditë më parë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs.

Gjiganti shkodran triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje. Prej së cilave 16 me KO.

Ky sukses ka bërë që Hysa të arrijë renditjen më të mirë të një boksieri shqiptar në histori. Në renditjen botërore të peshave të rënda, kampioni kuqezi renditen në vendin e 11-të.

Pas tij ndodhen emra të njohur si Bakhadir Jalolov, kampion bote i boksit amator, por jo vetëm. 39-vjeçari i ka marrë vendin në renditje ish-kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, i cili ka regjistruar 42 fitore.


Një sukses i jashtëzakonshëm për Hysën dhe boksin shqiptar që arrin të tilla nivele. Të gjithë presin suksese të tjera nga “luftëtari” i pamposhtur shqiptar, për t’u afruar me vendet e para.

Hysa po përgatitet për një tjetër ndeshje titulli. Objektivi i radhës është mbrojtja e gjerdanin WBO. Shumë shpejt do të caktohet kundërshtari dhe data e sfidës së ardhshme.

Në datën 19 tetor, Hysa, së bashku me boksierët më të mirë shqiptarë, do të shfaqin forcën dhe potencialin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related