Shkoi ta vlerësonte edhe trajneri i Zvicrës, Adrion Pajaziti tregon se çfarë i tha Ardon Jashari pas humbjes me Shqipërinë

Date:

- Advertisement -

Adrion Pajaziti ishte ylli i Shqipërisë në përballjen kundër Zvicrës U-21. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë fituar në shifrat 1-2 falë dy golave të Pajazitit. Në minutën e 85, portieri ynë Lilo priti një penallti ku Shqipëria siguroi përfundimisht tre pikët. Menjëherë pas pritjes së penalltisë ishte sërish Pajaziti që largoi topin me gjithë forcë nga zona jonë dhe sic e thotë edhe Adrioni në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, në atë moment dëshira ishte për ta nxjerrë topin jashtë stadiumit. Një moment vërtet mbreslënës teksa shihje kuqezinjtë e vegjël duke treguar gjithë pasionin dhe zemrën e tyre për ngjyrat kuqezi.

“Nuk është çështja e kualifikimit, por kur e ke fanellën dhe flamurin në gjoks, është ndjenjë tjetër. Kemi sakrifikuar shumë, kemi vrapuar shumë, bëm një ndeshje të mirë dhe kur arbitri e dha penallti u ndiem keq, nuk e merituam penalltinë, nuk ishte. Kur e priti Lilo pastaj kërcyem të gjithë dhe harruam që vazhdonte ndeshja më tej. Kur e pashë topin aty në zonë pastaj e hoqa me sa fuqi kisha, mundësisht ta nxirrja topin jashtë stadiumit dhe po vraponim të gjithë për të ikur sa më larg portës tone.

Pas ndeshjes me Zvicrën, dy lojtarë shqiptarë që luanin me Zvicrën më komplimentuan. Mes tyre ishte edhe Ardon Jashari. Erdhi më shtrëngoi dorën dhe më tha: “Bravo të qoftë, e keni merituar fitoren sot, ishit më mirë, super ndeshje”. Më dha vlerësime edhe trajneri i Zvicrës.

Silvinjo? Kam folur me të, me Zabaletën kur jam stërvitur disa ditë tani te Shqipëria A. Më kanë thënë që i kanë ndjekur të gjitha ndeshjet që i kam bërë tani në verë me ekipin e parë të Fulham, miqësoret përgatitore për sezonin e ri. Kam luajtur kundër Benfikës, Seviljës, kam shënuar gol kundër Ëatford. Ata i kishin shënuar të gjitha ndeshjet dhe më dhanë komplimente. Zabaleta më tha që bëra shumë mirë që shkova në Kroaci tani pasi është trampolinë që të tregojë veten dhe të shkojë në një klub tjetër më vonë”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...