Gentian Mino, personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që mëngjesin e kësaj të premte pasi vrau me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune 29 vjeçare, Jana Bajan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Heraklio të Kretës dhe qenë vetë Mino ai që ka telefonuar policinë duke iu treguar se ka ekzekutuar shtetasen rumune.
Ai ka deklaruar para hetuesve se ka qenë në gjendje të dehur kur ishte kthyer në banesë natën vonë dhe se kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, ai ka nxjerrë pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe ka qëlluar dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Policia greke thotë se Bino është i lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.