Përfaqësuesja e Italisë ka bërë publike listën përfundimtare me lojtarët e grumbulluar për Euro 2024. Një listë mjaft interesante nga mbrojtja në sulm, por me dy mungesa të rëndësishme.
Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvini janë dy titullarët që mungojnë në këtë listë. Si qendërmbrojtësi i Interit, po ashtu edhe i Atalantës mungojnë për shkaqe dëmtimi. Kjo ka bërë që trajneri i Italisë, Luciano Spalletti të grumbullojë në ekip mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti.
Kujtojmë që ndeshjen e parë të Europianit “Gjermani 2024”, Italia do ta luajë përballë Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit më 15 qershor, do të startojë në orën 21:00.
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Turin), Alessandro Buongiorno (Turin), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter) , Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).