Shpërthim në një pikë karburanti në Tiranë, dy të plagosur. Policia jep detajet

Date:

- Advertisement -

Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në kryeqytet këtë të shtunë. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur teksa një autobot po furnizonte me benzinë pikën e karburantit.

“Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim”, njoftoi policia.

Për pasojë janë dëmtuar menaxheri i karburantit Miklovan Çollaku dhe shoferi i autobotit Myrto Kadiu. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Si pasojë është dëmtuar shtetasi Miklovan Çollaku, (menaxher) dhe shtetasi Myrto Kadiu (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Atje kanë shkuar forcat zjarrfikëse. Deri më tani nuk raportohet për dëme të tjera. Pika e karburantit ndodhet në një zonë të frekuentuar nga njerëzit. Pranë ndodhet edhe spitali universitar “Nënë Tereza”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...