E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por nuk ndodhi kështu pasi një incident i rëndë u shënuar rreth orës 15:30 dhe shkaktoi dy të vdekur dhe shtatë të plagosur.
Roland Hoxha dhe i biri, Elidon ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin dy bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës.
Shpërthimi në Lushnje, dalin fotot e babë e bir që
Elidon
Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.
Shpërthimi në Lushnje, dalin fotot e babë e bir që
Roland Hoxha
Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me pesë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij.
Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin, Elidonin, i cili ndërroi jetë dy orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.
Viktimat
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
Sajmir Koreshi
Sokol Lumi
Bujar Cela
Ervis Sharka
Lunedi Golemi
Ilia Sota
Eriget Gorovelli