I vogli Thoma Qirjako mëson në klasën e dytë, në shkollën e fshatit Vodicë të Ersekës. E gjejmë në orën e Diturisë së Natyrës, ku mësues Kastrioti i kultivon dashurinë për njerëzit dhe natyrën.
Siç të duan ty prindërit, ne duhet të duam natyrën!”
9-vjeçari Thoma Qirjako, është i vetmi nxënës në shkollën e rrënuar, dhe i vetmi fëmijë i fshatit Vodicë, prekur nga shpopullimi masiv në dekadën e fundit. Thomai ka trashëguar emrin e gjyshit dhe jeton një një familje të varfër, me prindërit me probleme shëndetësore, ndaj për të kujdesen gjyshërit.
Nipi marrtë ditë nga ditët tona se ai fëmijë ka halle të mëdha, nusen e kemi të sëmurë, unë me plakën e kemi rritur. Ne interesohemi për mësimet e për të tëra. Djali im është çoban në mal dhe vuan nga nervi shiatik, ndërsa nusja e djalit vuan nga depresioni…” , tregon Thoma Qirjako, gjyshi i 9-vjeçarit.
Gjyshi Thoma është tepër falenderues e mirënjohës për mësuesin që sakrifikon për nipin e tij.
“Ky mësues nuk e ka nxënës, por e ka djalë! që kur erdhi ky mesues, mori gojën se djali 6 vjeç ka nisur të flasë dhe sshikojeni tani sa mirë është. Tërë fshati këtë fëmijë ka, i vetmi fëmijë mes halleve të mëdha. Mesuesi e ka taman si djalin e tij, nuk e ndan, aq i dashur është sa skam çtë them më shumë. Këtu do ta ndjekë djali shkollën deri në të 9-tën se s’kemi mundësi të tjera…” , u shpreh Thoma Qirjako.
Kastriot Aliko, mësues prej 35 vitesh në ciklin fillor është transferuar në shtator të vitit 2022 në fshatin Vodicë për të mësuar të vetmin nxënës të shkollës, të cilin e trajton me mjaft dashuri.
“Nxënësi im quhet Thoma është në klasën e dytë, më jep shumë dashuri. Unë përpiqem që ai të zhvillohet dhe të mësojë njësoj si fëmijët e tjerë në Korçë apo Tiranë”.
Për të mbërritur nga Erseka në Vodicë, mësuesi kryen çdo ditë 3 orë rrugë në këmbë.
“Vështirësi për profesionin nuk kam, vetëm për rrugën. 7 kilometra eci në këmbë, 1 orë e gjysmë për të ardhur e po kaq për të kthyer, 3 orë rrugë çdo ditë”.
Në Vodicë, dikur jetonin afro 100 familje, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 30-të.
“Janë 30 shtëpi të banuara ka dhe të tjera që i kanë rregulluar dhe vijnë në behar. Fëmijë jo, vetëm një kemi këtu në fshatin tonë, të rinjtë janë në Tiranë në Gjermani në Angli, në Greqi po e po”. Thomain e kemi si flori se duam të dëgjojmë dhe ne një zë fëmije”, tha një banor.
Ndërsa një grua thekson se “Tani pak janë më përpara ishin shumë banorë, por kanë emigruar…”
Terreni i vështirë dhe infrastruktura e dobët kanë bërë që të rinjtë te largohen maisivisht në emigrim, duke lënë pas prindërit e moshuar në Vodicë të Ersekës./Burimi: Report TV