Shqipëria arrin dhe medaljen e dytë në Olimpiadë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.

Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.

Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që mundi në finale iranianin Amouzadkhalili.

Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për vendin tonë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.

Kështu Shqipëria i mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme Lojërat e Parisit, duke u larguar me dy medalje si asnjëherë më parë

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...