Kristjan Asllani është i bindur se Shqipëria do të jetë më e fortë me Armando Brojën. Kuqezinjtë kanë siguruar grupin e Europianit të Gjermanisë, ku janë në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. I ftuar në “Koha Shtesë”, Asllani ka folur veçanërisht për sulmuesin e Chelsea që do t’i rris kualitetin Kombëtares.
“Sigurisht që me Brojën do të jetë një Shqipëri më e fort. Broja nuk po luan te Chelsea gabimisht, po luan mirë, ka marrë shumë minuta. Jam i lumtur që la mbrapa atë dëmtim dhe shpresojmë që Armando të vijë në Kombëtare. Unë besoj se do të na ndihmoj me golat e tij. Flas ndonjëherë edhe Armandon, por më shumë kontakte kam me Nedimin që flasim cdo ditë”, tha Asllani. /Sport Ekspres/