Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të luajtur me Gjeorgjinë sfidën e vlefshme për raundin e katërt të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Mikheil Meskhi Stadium” në Tbilisi dhe do të startojë në orën 18:00.
Një ndeshje në të cilën Gjeorgjia duket paksa më e favorizuar, kjo edhe falë së shkuarës. Shqipëria është përballur 15 herë me gjeorgjianët, por statistikat nuk janë në favor të kuqezinjve. Madje në disfavor të kuqezinjve është edhe dueli i zhvilluar muajin e kaluar, me gjeorgjianët që triumfuan 1-0 në “Air Albania”.
Në 16 ndeshje, plot 9 janë fituar nga Gjeorgjia. Në barazim kanë përfunduar 4 ndeshje të tjera, ndërsa vetëm 3 janë fituar nga tanët. Pra, ‘djemtë’ e Sylvinhos nuk do të zbresin në fushë vetëm për 3 pikët, por edhe për të përmirësuar statistikat dhe për të kërkuar “hakmarrjen” për humbjen e “Air Albania”. Një fitore që vlen për krenarinë kuqezi dhe për moralin e lojtarëve, me Kombëtaren që vjen pas dy humbjeve radhazi në Nations League.