Shqipëria luan gjithçka për gjithçka për vendin e parë, një ndihmë nga De Biazi e dërgon në një vazo me Anglinë e Francën

Date:

- Advertisement -

Zyrtarizimi i kualifikimit të Shqipërisë për në Euro 2024 është vetëm një pikë larg. Por kuqezinjtë luajnë për më tepër se sa thjesht kualifikimi. Si asnjë herë më parë në histori, ekipi ynë kombëtar ka mundësinë për të përfunduar në vazon e parë. Kuqezinjtë duhet të marrin 6 pikë të plota në dy ndeshjet e radhës dhe më pas kanë mundësinë të shpresojnë që të renditen përkrahë Gjermanisë, Francës apo Anglisë në shortin për në Euro 2024.

Kombëtarja deri më tani gjendet në vendin e 8 në renditjen e përgjithshme të kualifikueseve të Kampionatit Europian. Shqipëria ka grumbulluar 13 pikë dhe në rastin më të mirë të mundshëm, e mbyll fushatën kualifikuese me 19 të tilla. Pikërisht kaq pikë i nevojiten për të synuar hyrjen në 5 më të mirat e këtyre kualifikueseve. Me një kuotë të tillë pikësh, kuqezinjtë do të kalonin në renditje Turqinë (me anë të golavarazhit) dhe Hungarinë, edhe nëse këto të dyja do të merrnin fitore në ndeshjen e tyre të mbetur.

Megjithatë për të mbërritur në vendin e 5-të, do na nevojitej edhe një ndihmë nga Xhani De Biazi. Azerbajxhani i tij luan ndeshjen e fundit në grup kundër Belgjikës, e cila në rast fitoreje lë Shqipërinë jashtë vazos së parë. Kështu mjafton qoftë edhe një barazim nga ana e ekipit të De Biazit, në mënyrë që në krye të grupit të mbetet Austria, e cila në tërësi ka 19 pikë të grumbulluara. Austria i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet e saj dhe ka një golavarazh +10 gola.

Ndërkohë Shqipëria ka në dispozicion dy ndeshje dhe aktualisht zotëron një golavazh me +8 gola. Pra në rast fitoresh me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, si dhe me një golavarazh +3 golash në këto dy takime, atëherë kuqezinjtë do të kenë një vend të rezervuar në vazon e parë përkrahë Gjermanisë, Francës, Portugalisë e Anglisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Renditja e përgjithshme aktuale e Kombëtareve:

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...