Shqipëria ndaj Azerbajxhanit, dalin notat/ Bajrami fitorja e madhe, miqësoret nuk janë për Hysajn … ti je?

Date:

- Advertisement -

Shqipëria arriti që të fitonte me shifrat 3-1 në miqësoren kundër Azerbajxhanit. Më poshtë do të ndiqni vlerësimet për disa prej lojtarëve më interesant të këtij takimi dhe që kjo do ndeshje do të ishte një test i madh për ta.

Thomas Strakosha (6.5): “Një paraqitje e mirë për portierin kuqezi. Në disa momente bëhet heroi i Kombëtares, duke hequr disa goditje të rrezikshme që po shkonin në drejtim të portës tonë. Ka reagim të shpejt dhe në dukje, premton siguri të madhe. Megjithatë diçka nuk shkon me sigurinë e madhe dhe vetëbesimin e tepruar që e shoqëron ndonjëherë Strakoshën. Ka disa raste që merr një vendim pa e menduar shumë gjatë. Përshembull, në topin e gabuar që Ramadani ktheu në portë, Strakosha qëndron shumë i ftohtë dhe kërkon të ndërhyjë në mënyrë spektakolare, si të ishte një ndeshje miqësore me klubin e tij”.

Elseid Hysajn (5.5): “Të kritikosh Hysajn është gjëja më e lehtë, ndodh shpesh te Shqipëria, më pak në kohën e Silvinjos. Por nga ana tjetër duhet të kuptojmë se në vendin e tij kemi Ivan Balliun, shumë e quajnë një lojtar të La Liga-s, por në aspektin mbrojtës ka çaluar ndjeshëm te Shqipëria sa herë që i është dhënë mundësia. Në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, Hysaj tregon saktësisht problemin e tij më të madh. Në momentin që luan lirshëm dhe pa presion, pa i menduar dy herë lëvizjet e tij, Hysaj djallos gjithçka. I njëjti problem me Strakoshën, kur ka vetëbesimin e madh dhe lirinë, shfaq skena jo fort të bukura për t’u parë në një ndeshje të Kombëtares. Në momentin që i shtrëngohet rripi dhe ndien gjithë përgjegjësinë mbi supe për të mos bërë gabim, pasi shikon me lupë, Hysaj kthehet në normalitet dhe bën mirë detyrën, të paktën në epokën e Silvinjos. Të jeni të bindur se do të jetë një tjetër lojtar me Italinë)

Nedim Bajrami (7.5): “Është fitorja më e madhe e Shqipërisë në këto dy takime miqësore. Shumë frikë dhe dyshime kishte për të, ishte lojtari kryesor i arritjes në Europian, por pas mosaktivizimit te Sasuolo, u mendua se do të ishte i tjetërsuar. Madje shumë llogarisnin edhe Ernest Mucin në vendin e tij. I shkëlqyer ndaj Lihtshtejnit, i shkëlqyer edhe ndaj Azerbajxhanit, lojtari më i mirë i Shqipërisë, duket se nuk do të ketë asnjë shans për Mucin, të paktën që të marrë vendin e Bajramit. Elegancë, klas, volum, produktivitet, pra kalibër tjetër).

Kristjan Asllani (7): “Puna që bën Asllani, në shumë ndeshje kalon pa u vënë re. Por një lojtar i tillë i ka munguar gjithmonë Shqipërisë në historinë e saj, është i pazëvendësueshëm. Edhe ndaj Azerbajxhanit u vu re puna e padukshme e Asllanit, që është për notën 10. Ka shumë momente kur lojtarët kundërshtarë e rrethojnë në zonën e Shqipërisë mes presionit të madh, shpesh 2-3 futbollistë. Gjithmonë në raste të tilla, dikur lojtarët tanë hiqnin topa nga zona me sa fuqi të mundeshin dhe ia dhuronin kundërshtarit. Por Asllani ka guxim që të vazhdojë me topin në zotërim, të kryejë disa lëvizje që janë mashtruese për kundërshtarët dhe në fund topi të dalë te shoku i tij i ekipit).

Arbër Hoxha (6.5): “Premton shumë te Shqipëria dhe njëherë tjetër e dëshmon se pse Silvinjo e mori në Europian. Është e sigurt se do të jetë për vazhdimësinë te Kombëtarja, si një pikë e fortë e kuqezinjëve. Në disa momente gjatë ndeshjes, si kundër Lihtshtejnit, tregon të gjithë aftësinë e tij për të dehur kundërshtarin me driblimet e tij, por duhet të krijoj më shumë volum dhe të jetë i rrezikshëm gjithmonë, jo vetëm në disa pjesë të ndeshjes”.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është i kënaqur nga ajo që ka parë nga ekipi i tij gjatë këtyre ditëve përgatitje në Shqipëri dhe Austri. Ai bëri të qartë pas fitores ndaj Azerbajxhanit se vetëm tani niste puna për Italinë.

“Sa i përket kësaj periudhe, patjetër jam i kënaqur. Kemi bërë 3 ditë në Tiranë, pak a shumë kemi një javë këtu dhe dy miqësore. Dhe deri tani gjithçka është në rregoll. Por nesër nisemi për në Gjermani dhe aty zhvillohet pjesa e fundit e punës.

Sa i përket përgatitjes së Europianit, kjo është fazë përgatitje. Këtu vijnë lojtarë me 50- ndeshje te luajtur, ka me 2, ata që kthehen nga dëmtimet. Është fazë e vështirë të menaxhosh minutazhet, stërvitjet. Deri këtu kemi bërë mirë, nuk është se ka rëndësi rezultati nëse humb apo fiton. Është një moment i rëndësishëm i menaxhimit të grupit.

Strategjia sot? Pak, është ndryshe, ne në këtë moment jemi pak më shumë me mendjen në grupin tonë, të fokusar te minutazhi, të luajmë. Është pak strategjikisht, këtë javë nis periudha vetëm për Italinë.

Titullarët me Italinë? Nuk e di, ne kemi tani 7 ditë shumë të rëndësishme stërvitje. Kemi mundësi të bëjmë shumë gjëra.

Asani dhe Broja vijnë siç e thashë me pak ndeshje. Asani për shembull në këtë vit nga janari deri sot, nuk ka bërë një ndeshje zyrtare, vetëm miqësore. Dhe ai po merr pak ritmin, për të është e rëndësishme të marrë ritmin, nuk është e thjeshtë. Ai është stërvitur e gjithçka, por nuk bën ndeshje zyrtare. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, duhet t’i japim minutazh. Pastaj në pjesën e dytë provuam diçka, lëvizëm pak lojtarët si Bajrami e Hoxha për të parë ndonjë mundësi për të ardhmen”, tha Silvinjo për “SuperSport’ pas ndeshjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related