“Shqipëria nuk po na lejonte që të luanim”! Trajneri i Azerbajxhanit flet pas humbjes: Pas minutës së 20 filluam ndeshjen

Date:

- Advertisement -

Shqipëria e përfundoi fazën përgatitore me dy fitore. Pas Lihtenshtajnit, kuqezinjtë mposhtën Azerbajxhanin me rezultatin 3-1. “Idman.biz” citon se trajneri i Kombëtares azere ka deklaruar pas ndeshjes se Shqipëria nuk e lejoi skuadrën e tij që të luante mirë në minutat e para. Sipas tij, Azerbajxhani hyri në lojë pas minutës së 20.

Shqipëria nuk na lejoi të luanim mirë që në minutat e para. Pas minutës së 20 ekipi kuptoi mundësinë për të luajtur kundër kundërshtarit. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Ne patëm edhe mundësi për shënim. Si Musa, ashtu edhe Mahiri, nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta. Mund të hyjë në fushë në ndeshjen e ardhshme Emil Mustafajevi”, ka thënë Arif Asadovi.

Shqipëria do të nisë aventurën Euro 2024 më 15 qershor ndaj Italisë, në orën 21:00 në Dortmund. Kuqezinjtë më pas sfidojnë Kroacinë më 19 qershor dhe Spanjën më 24 qershor, në Hamburg e Dusseldorf.

Tre rivalë të vështirë që pa mëdyshjen më të vogël përbëjnë “Grupin e Ferrit”. E në këtë mënyrë, shanset për kalimin e grupit minimizohen akoma më shumë, por futbolli është futboll dhe fusha e lojës di të ofrojë çmendurira.

Bazuar në kalendarin e UEFA-s, Newsport.al ka zbardhur të gjithë rrugëtimin e mundshëm të Kombëtares për çdo skenar kualifikues, qoftë si fitues grupi, qoftë nga vendi i dytë, qoftë mes të 3-tave më të mira.

Nëse dalim në vend të parë:
Raund 1/16
Shqipëria – 3A/D/E/F
1 Korrik, 21:00, Frankfurt Arena

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 1A- 2C
5 Korrik, 18:00, Stuttgart Arena

Gjysmëfinale
Shqipëria vs W46
9 Korrik, 21:00, Allianz Arena Munich

Finale
Shqipëria vs W50
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Nëse dalim në vendin e 2-të në grup:
Raund 1/16
2A – Shqipëria
29 Qershor, 18:00, Olympiastadion Berlin

Çerekfinale
Fituesi i 1C – 3D/E/G vs Shqipëria
6 Korrik, 18:00, Dusseldorf Arena

Gjysmëfinale
W47 vs Shqipëria
10 Korrik, 21:00, Dortmund

Finale
W49 vs Shqipëria
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Nëse dalim mes të 3-tave më të mira. (2 Opsione):
Opsioni 1

Raund 1/16
1F vs Shqipëria
1 Korrik, 21:00, Frankfurt Arena

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 2D – 2E
5 Korrik, 21:00, Volksparkstadion Hamburg

Gjysmëfinale
W45 vs Shqipëria
9 Korrik, 21:00, Allianz Arena Munich

Finale
Shqipëria vs W50
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Beriln

Opsioni 2

Raund 1/16
1E vs Shqipëria
2 Korrik, 18:00, Allianz Arena Munich

Çerekfinale
Shqipëria vs Fituesi i 1D – 2F
6 Korrik, 21:00, Olympiastadion Berlin

Gjysmëfinale
Shqipëria vs W48
10 Korrik, 21:00, BVB Stadion Dortmund

Finale
W49 vs Shqipëria
14 Korrik, 21:00, Olympiastadion Beriln

Më poshtë paraqitet grafikisht i gjithë kalendari i Euro 2024 nga UEFA:

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related