Shqiptarët mbyllin sezonin me trofe, 5 lojtarë e përfunduan kampionatin si kampionë

Date:

- Advertisement -

Sezoni që lamë pas shënoi sukses për lojtarët shqiptarë. Disa prej tyre e kanë mbyllur sezonin futbollistik me trofe, duke mundur të pasurojnë vitrinën e tyre. 5 lojtarë shqiptarë e kanë përfunduar kampionatin si kampionë me skuadrat e tyre respektive.

Qazim Laçi u kurorëzua kampion që në sezonin e tij të parë në në Çeki. Sparta e Pragës fitoi garën me Sllavian e Pragës dhe ngriti në fund trofeun. Një sukses në të cilin ka meritën e vetë edhe Laçi, që ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve. Ndërkohë kampion është shpallur edhe Myrto Uzuni, i cili ka fituar La Liga 2 me Granadën, kampionat ku është shpallur edhe golashënuesi më i mirë.

Të njëjtin sukses e ka arritur edhe Serxho Kalaj në Serinë B me Frozinonen, pavarësisht se ende nuk ka një vend titullari fiks në skuadër. Me trofeun e kampionit në dorë e kanë mbyllur edhe Arbnor Muja së bashku me Milot Rashicën. Ky i fundit ka fituar titullin me Gallatasarain në Turqi, ndërsa Muja me fanellën e Antverpit në Belgjikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...