Dy 17-vjeçarë, njëri shqiptar dhe tjetri grek janë arrestuar pas një grabitje të përgjakshme mbrëmjen e kaluar në Greqi.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Akropolit dhe i plagosur rëndë ka mbetur një 18-vjeçar. I riu ka qenë i ulur në një tarracë bashkë me disa miq të tij, kur shqiptari dhe shoku i tij në fillim iu janë afruar për t’iu kërkuar cigare por më pas i kanë dhunuar dhe kanë tentuar t’i grabisin.
Njëri nga dy 17-vjeçarët i vuri një thikë në fyt 18-vjeçarit, ndërsa tjetri i ka rrëmbyer çantën pasi fillimisht e ka plagosur me thikë në qafë dhe në bark. Menjëherë pas kësaj, dy autorët janë larguar me vrap dhe pak më vonë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Ata kanë arrestuar 17-vjeçarin grek dhe më pas edhe shqiptarin e identifikuar si Arbër Muçaj, i cili sipas autoriteteve greke ka goditur me thikë 18-vjeçarin.
Ky i fundit është ende i shtruar në spital dhe në gjendje të rëndë për jetën. Ai i është nënshtruar një operacioni të rëndë prej disa orësh dhe tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Mamaja e tij mes lotëve ka treguar fjalët e para që ai ka thënë:
Kur u zgjua dhe më pa më tha: “Mami më fal” Ai është një djalë shumë i mirë. Gjithë ditën sot më thotë “mami më fal”.