Shqiptari në Britani nën ethet e deportimit në Ruanda: Mamaja ime ka nevojë për para

Date:

- Advertisement -

Një i ri nga Shqipëria që punon si murator në Britani për të siguruar jetesën është përfshirë së fundmi nga ankthi dhe paniku. Kjo për shkak se ndodhet në pritje nëse do të dëbohet dhe do të deportohet në Ruandë. Ai nuk ja ka idenë se ku është ky shtet.

“E di që emri im është në listën e Home Office për të fluturuar në Ruanda. Unë shqetësohem gjatë gjithë kohës nëse do të detyrohem të shkoj dhe të jetoj atje”, ka thënë 28-vjeçari shqiptar për Daily Mail.

“Dera ishte e hapur, duart i kisha të lidhura dhe po më mbanin dy roje sigurie. Më pas një zyrtar i emigracionit u shfaq dhe tha ‘nuk ka fluturime për sot. Jam i terrorizuar nga ajo që më pret. Avokatët më kanë thënë se nëse avioni niset, unë duhet të jem brenda. Më duket sikur po më trajtojnë si kavie. Më mirë ta mbaj kokën ulur. Dua të fitoj para për t’i dërguar përsëri te mamaja ime në Shqipëri. Ajo mbijeton duke shitur qumështin e dy lopëve tona. Nuk jam detyruar të vij këtu. E zgjodha sepse doja një jetë më të mirë. Nuk u trafikova dhe nuk e kam dëgjuar kurrë atë term derisa më pyetën këtu nëse kisha ardhur kundër vullnetit tim”, shprehet shqiptari.

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-12745471/I-didnt-know-Rwanda-says-migrant-cancelled-deportation-drama.html?ico=topics_pagination_desktop

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...