Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi u kap me lëndë narkotike. Ndër të tjera thuhej se ai kishte përdorur pasaportën e tij diplomatike për të kaluar.
Por kush ja ka dhënë Valdrinit një pasaportë të tillë?
Për herë të parë rreth kësaj ngjarje ka reaguar Zëvendës Presidenti i Kosovës, Bekim Kupina. Kupina nënvizoi se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka i dhënë pasaportë diplomatike askujt dhe se nuk ka kompetencë ligjore të bëjë diçka të tillë. Ai ka bërë një sqarim në rrjete sociale duke thënë se këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.
“Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, shkroi ao.
Kujtojmë që rreth këtyre lajmeve Valdrini nuk ka bërë asnjë reagim, por ka qenë avokati i tij që i ka mohuar publikisht.