Si më le vetëm o vëllaçko?”, motra e Emilijanit në lot: Ma dogje zemrën!

Date:

- Advertisement -

Emiljan Pine është 37-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.18 në Korçë.

Autor i kësaj ngjarje të rëndë është 61-vjeçari Ilo Lluka i cili pasi qëlloi me armë 37-vjeçarin vrau edhe veten.

Vdekja e 37-vjeçarit, që cilësohet si djalë i shkëlqyer nga fqinjët, ka tronditur pa masë familjarët e tij. Motra e Emiljan Pines, në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar disa fjalë të ndjera për vëllanë që nuk jeton më.

Postimi i motrës:

Ma dogje zemren o xhani motreeeeeessssss drita e syrit tim,si me le vetem o vellackooo, Dhe pse nuk je me ti do mbetesh gjithmone krahu im i djathte, Do me mungosh gjithmone,deri diten qe do te te vij prane

Deri më tani pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes për trashëgiminë pasi babai i 61-vjeçarit Lluka prej 4 vitesh jetonte me familjen e Emiljanit dhe ata kujdeseshin për të. Këtë kujdes, ai kishte vendosur t’ua shpërblente duke i dhuruar pronësinë e një apartamenti në emër të tij. Por kur Ilo Lluka e kishte marrë vesh këtë vendim, kishte ardhur nga Greqia për ballafaqim.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...