Si shteti i riktheu “Santa Quarantën” Klement Balilit

Date:

- Advertisement -

Resorti luksoz në Sarandë i Klement Balilit “Santa Quaranta” i administruar nga i vëllai Bashkimi, i është rikthyer këtij të fundit pavarësisht se me vendim gjyqësor 40% e këtij resorti prej 30,000 m2 u konfiskua nga shteti në vitin 2017. Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara thotë se një praktikë e tillë është bërë e zakonshme.

Skema e konfiskimit disa vite më parë përfshiu një dramë policore ku dhjetra forca rrethuan “fortesën e Eskobarit të Ballkanit”, me demek për të zbatuar një vendim sekuestrimi të bazuar në ligjin “Antimafia” pasi ky i fundit është dënuar në vitin 2019 për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara përdorte të ardhurat nga e resortit e në këtë formë ishte kthyer në një thesar shteti. Pas 7 vitesh, prona i është kthyer Balilit dhe mbetet për t’u përcaktuar ligjërisht se cila do të jetë pjesa prej 40% e resortit që do t’i shtetit.

Kthimi i “Santa Quarantës” në duart e Balilit u mundësua nga një vendim i GJKKO në 202-ën, pasi shpalli të pavlefshme masën e sekuestros për kompaninë që administroi resortin dhe konfiskoi vetëm 40% të objektit në favor të shtetit.

Idriz Haxhiaj, drejtori i AAPSK tha për BIRN se teksa pritej vendimi i gjykatës se sa % e resortit do i kalonte shtetit, ai kishte arritur një marrëveshje me Balilin për dhënien me qira të ambienteve për 5 muaj gjatë sezonit veror, duke siguruar për shtetin 12 mijë euro në muaj, duke përfshirë këtu në kontratën e qiradhënies mbrojtjen me polici private të resortit për pjesën tjetër të vitit, duke kursyer sipas tij për Agjencinë.

Ky rast është vetëm prej 30 dosjeve në Shqipëri ku pronat u janë rikthyer pronarëve fillestarë problematikë me ligjin, e kjo pasi mungon interesi i institucioneve shtetërore apo individëve për të blerë apo përdorur pronat e eksponentëve kriminalë. Ironia më e madhe është se pronat e tyre pasi ua konfiskon shteti përfundojnë sërish në duart e tyre për shuma minimale nëpërmjet ankandeve.

Pasi prona konfiskohet, institucionet shtetërore informohen nëse kanë interes ta përdorin për qëllime publike e nëse jo, prona hyn në ankand (shumicën e rasteve ndodh të mos kenë interes). Përsa i përket qytetarëve, u frikësohen blerjes së tyre për shkak të konflikteve me pronarët e mëparshëm. Kështu prona del në ankand dhe riblihet nga pronari problematik.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...