Silvinjo bën provë mesfushën dhe sulmin titullar të Europianit. Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Azerbajxhan

Date:

- Advertisement -

Shqipëria përballet sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024. Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme Silvinjo do të shohë më në detaj formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.

Në këtë sfidë trajneri ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Në mbrojtje në të djathtën kthehet Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti që ka zënë vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dhënë minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.
Trajner: Silvinjo

AZERBAJXHANI: Mahamedal, Mustafazadeh, B. Husejnov, R. Mamadov, Jafargulijev, Diniev, Makhmudov, Isaev, Bajramov, Shejdajev, Emreli.
Trajner: Arif Asadov

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...