Silvinjo i shtangu të gjithë në Shqipëri me një lëvizje, tregon që Shqipëria do të kalojë grupet e EURO24

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë kur u zbulua në media se Silvinjo kërkonte 23 lojtarë në EURO24 dhe jo 26 futbollistë, shumë ngrenë pikëpyetjen rreth autoritetit të këtij trajneri. Kritikët filluan të bërtisnin me të madhe se më në fund gjetën një pikë të dobët të trajnerit që e dërgoi Shqipërinë për herë të parë në histori në vendin e parë në një grup kualifikues: “Frika e menaxhimit të grupit”.

Por jo, vetëm pak kohë kaloi dhe Silvinjo u tregoi të kundërtën. Teksa u shpall lista provizore e Shqipërisë në Europian, të gjithë u shtangën teksa panë ndryshimet e mëdha dhe emrat që mungonin ose ishin shtuar në listë. Trajneri tregoi saktësisht se ka gjithë guximin për të bërë atë që të tjerët e quajnë çmenduri. Edhe pse kishte luksin për të mos marrë faturën e De Biazit në Francë, Silvinjo zgjodhi që të rrezikonte, siç ka bërë gjithmonë deri tani dhe ia ka dalë, siç bëri me Mario Mitajn dhe Jasir Asanin.

Ne nuk duam që të futemi në emra të përveçëm, sigurisht që Keidi Bare, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni janë lojtarë të mrekullueshëm. Por kurrsesi nuk mund të paragjykojmë zgjedhjet e Silvinjos, është ky trajneri që na dërgoi në vendin e parë apo jo? Fundja, di se çfarë bën, nuk ka rrëshkitur ende.

Por cila është gjëja që krijon sigurinë dhe shton optimizmin se Shqipëria kalon fazën e grupeve? Çdo trajner tjetër normal do të merrte në Europianin e 26 lojtarëve, të gjithë ata që e dërguan Shqipërinë në Europian. Kjo do të ishte si një shenjë falënderimi, por Silvinjo pikërisht kështu nuk e mendon, sepse ka uri për më shumë sesa faza e grupeve, ka uri për t’i kaluar ato.

Pra nëse Egnatia që u shpall kampione në Shqipëri do të kalojë në fazën e grupeve të Champions League dhe do të mbajë të njëjtët lojtarë, pa ndryshuar askënd në listë, mirënjohja që Egnatia do t’i tregojë këtyre lojtarëve, a mos ndoshta në krahun tjetër firmos fundin e parakohshëm të Egnatias, pa luajtur ende ndeshjen e parë në fazën e grupeve? Sigurisht që po. Pasi në çdo rast lista duhet të ndryshohet dhe përmirësohet, për të futur elemente më të mirë, pasi tanimë luhet me të tjerë kundërshtarë dhe nëse ke uri për më shumë, duhet të kesh të tjerë futbollistë në organikë.

Silvinjo e mendoi kështu, Europiani i Gjermanisë nuk është vendi për t’i falënderuar të gjithë ata që e dërguan Shqipërinë deri këtu. Mund ta bëj në telefon, në takime private, në konferencë shtypi, por kurrsesi jo duke i dërguar një ftesë Europiani, sepse nuk është kjo mënyra, në Gjermani nuk shpërndahen medalje dhe falënderime për kontributin e dhënë një vit më parë. Në Kombëtare askush nuk e ka vendin të sigurt dhe askush nuk duhet të presë që të shpërblehet nga Kombëtarja, për Kombëtaren duhet të jesh aty, që të shërbesh për të në çdo moment kur ajo të thërret dhe ka nevojë. Prisni edhe pak, Silvinjo, e ka diçka në mendje…

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...