“Përpara një muaj ne kishim Rei Manajn dhe nuk kishim Mirlind Dakun, tani kemi Mirlind Dakun dhe nuk kemi Rei Manajn. Janë të dy sulmues të fortë, me karakteristika të ndryshme. Manaj në ndeshjen kundër Gjeorgjisë ishte i lodhur, por kjo është puna e trajnerit, duhet të gjesh gjithmonë një zgjidhje.
Puna e Kombëtares nuk është vetëm 10 ditë, por puna është e zgjatur në kohë dhe ne nuk punojmë me vetëm 23 lojtarë, por me 60 që janë në listën e pritjes dhe të vëzhguar nga ne. Këtë herë kemi marrë Tucin që luan te Sparta, është lojtar i mirë, fizik. Nuk luan si “9” më shumë sesa luan si trekuartist apo mesfushor i avancuar.
Erdhi në Tiranë pas ftesës dhe tani u kthye prapë këtu në Ceki. Është lojtar interesant dhe tani ka shansin e artë. E kam thënë edhe më parë, unë nuk besoj në eksperiment te Kombëtarja, por besoj në mundësi.
Qazim Laci? Do t’i kërkoj disa sekrete sot për Çekinë, nëse më përgjigjet mirë, do ta fus në formacion, nëse nuk më përgjigjet mirë, nuk do ta fus në formacion (qesh)”