Silvinjo-Sagnol! Një lojë shahu ku u ndërruan gurët në fund, si bëri “Shah Mat” trajneri i Shqipërisë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë luajtur dy përballjet e tyre direkte në Ligën e Kombeve, ku një është fituar nga Shqipëria dhe tjetra nga Gjeorgjia. Si për ironi të fatit, në të dy rastet ndeshjet janë fituar në transfertë. Por ndryshe nga takimet e tjera ku përqindjen më të madhe të suksesit apo dështimit e ka skuadra, më shumë se Shqipëri-Gjeorgji të dyja ndeshjet kanë qenë duel direkt Silvinjo-Sagnol.

I pari u fitua nga Sangol, që pas pjesës së parë, bëri gjithë lëvizjet e duhura për të dalë me tre pikët nga Air Albania. Por ajo fitore nuk i afrohet vlerës së fitores së sotme të Silvinjos karshi Sangol dhe kjo jo për arsyen se këtë herë doli fitimtar trajneri ynë. Arsyeja është se para nisjes së këtij takimi, pritej një formacion krejtësisht ndryshe nga ai që doli në të vërtet.

Të dy trajnerët kishin pasur të njëjtin mendim, për të befasuar tërësisht kundërshtarin dhe për t’i nxjerrë huq të gjithë analizën e bërë në këto ditë. Silvinjo, njeriu që nuk ndryshon kurrë në ide dhe formacion, në ndeshjen finale papritur vendos që të hedh në tokë të gjithë gurët në tavolinë dhe t’i rivendos në vende të ndryshme duke lënë të hutuar edhe kundërshtarin.

Ajeti në vendin e Kumbullës, Balliu në vendin e Hysajt, Tuci në vendin e Dakut, shumë ndryshime në koncept loje dhe emra, që e lanë të befasuar Sangol, nuk ishte kjo Shqipëria që ai kishte studiuar. Nga krahu tjetër, Sagnol kishte menduar po një lëvizje për të zënë në befasi Kombëtaren tonë, për herë të parë në këtë vit, Gjeorgjia e ndryshoi skemën e formacionit nga 3 mbrojtës që luan gjithmonë në rreshtimin mbrapa, në 2 mbrojtës.

Silvinjo kishte përgatitur një Gjeorgji që luan me tre mbrojtës në prapavijë siç ndodhte gjithmonë, por sot ishte ndryshe. Ideja e Sangol ishte për të zënë keq kuqezinjtë pasi dihet që skema me 3 mbrojtës djeg një futbollist në momentin që ekipi sulmon. “E dija që do të kontrollonim ne lojën gjithmonë dhe prandaj shkova me 4 mbrojtës, në mënyrë që të qëndronin vetëm 2 qëndrorët më mbrapa dhe të gjithë të tjerët të avanconin, të mos rrinim me 3 mbrojtës mbrapa në një kohë që topin do e kishim ne”, tha Sagnol pas ndeshjes.

Të gjitha lëvizjet që Silvinjo bëri rezultuan Shah Mat për Sangol. Kryesisht Balliu, që me interpretimin që i bëri lojës, e kapi tërësisht në surprizim kundërshtarin që ishte mësuar me lojën e Elsi Hysajt. Balliu shkonte në mbipozicionim duke marrë thellësinë e Gjeorgjisë dhe teksa kundërshtari e ndiqte, Jasir Asanit i hapej më shumë hapësirë për të goditur apo krosuar. Për herë të parë te Shqipëria që pas kualifikueseve të Europianit, sot kemi parë më shumë hapësirë për Jasir Asanin. Kjo jo për shkak se kundërshtari nuk po e mbulonte, por se Balliu i erdhi në ndihmë.

Pa harruar Ajetin, që ndryshe nga Kumbulla që të jep pasiguri të madhe në mbrojtje dhe bën gjithmonë vetëm një gabim që të kushton ndeshjen, Arlindi hoqi çdo top që po shkonte në zonë. Këtu nuk duhet të lëmë pa përmendur Indrit Tucin. Të gjithë u habitën se pse Tuci luajti para Dakut, por pas ndeshjes, të gjithë e kuptuan se edhe kjo lëvizje e trajnerit ishte…SHAH-MAT!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...