Sinemati ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur sa i përket listës së Shqipërisë. Më konkretisht për lënien jashtë të Myto Uzuni, që nuk është pjesë e grupit provizor që pritet të na dërgojë në EURO24.
“Cfarë është Cikalleshi? Nuk e ke në formacion, nuk mund ta heqësh fare nga grupi. Dilema bëhet më e madhe me Uzunin. Është një nga shqiptarët e vetëm të mbijetuar në Europë që luan, të tjerët nuk luajnë fare. Unë do hiqja Hoxhën dhe 5 a 6 para Uzunit, do hiqja Seferin, Dakun dhe Manajn para Uzunit”, tha Sinemati.