Skandali Gjici kalon kufijtë, vjen lajmi i keq nga Greqia

Date:

- Advertisement -

Skandal seksual i Safet Gjicit ka kaluar kufijtë e Shqipërisë tashmë. Mediat greke i referohen skandalit duke theksuar se “një aferë rozë” i kushtoi mandatin dhe i rrezikon pasurinë ish-kryebashkiakut të Kukësit.

“Protothema” i referohet asaj që ndodhi me Gjicin duke theksuar se ai ka qenë edhe aksioner i skuadrës së Kukësit si dhe biznesmen duke patur miliona euro pasuri.

“Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij. 51-vjeçari është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction.

Ai është gjithashtu është president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare. U zgjodh në zgjedhjet e vitit 2019 dhe u rizgjodh në 2023” shkruan gazeta.

Safet Gjici u detyrua të jepte dorëheqjen të premten e kaluar teksa ishte filmuar gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale në zyre në këmbim të një tenderi për kastrimin e qenve të rrugës ndaj Alma Kaçit. Tashmë SPAK është duke e hetuar çështjen si “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” pavarësisht tentativës së Gjicit për ta cilësuar këtë marrëdhënie si thjesht një çështje intime mes dy personave të rritur. /albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...