“Skifterët” vjedhin kasafortën e biznesit dhe e fshehin te Liqeni, arrestohen pas tri ditësh

Date:

- Advertisement -

Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen e një kasaforte në një biznes në kryeqytet. Ata janë të moshës 19 dhe 24 vjeç, teksa është shpallur në kërkim një 53 vjeçar. Ata kanë mundur të vjedhin kasafortën, dy kompjuterë dhe një celular.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 12 qershor dhe është zbardhur vetëm së fundmi. Subjekti i dëmtuar mësohet se merret me tregtimin e pijeve alkoolike. Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët e kanë hedhur kasafortën në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat “skifterët” kanë realizuar vjedhjen. Në vijim pritet të zbulohen më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...