Sot hapet testamenti i Berlusconit, si do të ndahet pasuria marramendëse e ish-kryeministrit italian

Date:

- Advertisement -

Ka filluar numërimi mbrapsht për hapjen e testamentit të Silvio Berlusconit, me pasurinë e tij të pamatshme që pritet të ndahet mes pesë fëmijëve të tij, por pa përjashtuar gruan e fundit të jetës së tij, Marta Fascina.

Familjarët e afërt të ish-kryeministrit italian janë thirrur në zyrën e noterit Arrigo Roveda, ndërsa testamenti do të hapet pas orës 17.30, në mënyrë që Bursa të mbyllet dhe tregjet të mos preken nga ndryshimi i drejtimit në kompanitë.

Gazeta Corriere della Sera në edicionin e saj online raporton se pasuria e “Cavaliere” përfshin edhe vila, piktura, varka dhe pasuri të tjera me vlera të paçmueshme. Megjithatë, informacionet bëjnë me dije se “thikat” nuk kanë dalë mes trashëgimtarëve, pavarësisht fërkimit që mund të kenë pasur sa ishte gjallë Berlusconi.

Shoqëruesja e fundit i jetës së tij

Botimi italian raporton se Marta Fascina mund të ketë nënshkruar një kontratë për të mos kërkuar një pjesë të pasurisë së Silvios kur ai vdiq, por ai u kujdes që ta siguronte atë.

Kështu, mësohet se partnerja e fundit e jetës së tij dhe deputetja e Forza Italia – partia e themeluar nga “Cavaliere” – vazhdon të jetojë në vilën Certosa në Arcore, por pa pasur pronësinë e shtëpisë.

Në të njëjtën kohë, thuhet se në të njëjtat kushte ajo do të mund të qëndrojë në Villa San Martino, e cila do të kthehet në një vend kujtimi për ish-kryeministrin italian, ku do të sjellë kupat e fituara nga Milani gjatë presidencës së tij.

Madje, përflitet se ajo do të marrë një çek prej 100 milionë eurosh, për të siguruar jetën e saj.

E ardhmja e biznesit

Pasuritë e mësipërme janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së “Kavalierit”, i cili përmes bizneseve të tij, arriti të kontrollonte plotësisht një vend prej 59 milionë banorësh.

Bizneset e tij kapin vlerën e më shumë se 3 miliardë euro dhe pjesa më e madhe vlerësohet të shkojë për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Marina (lindur në gusht 1966) dhe Pierre Silvio (prill 1969).

Megjithatë, fokusi është tek Fininvest, e cila është kompania mëmë. Informacioni thotë se 40% do të ndahet automatikisht mes fëmijëve të tij, duke marrë secili nga 8%. Megjithatë, ka një tejkalim prej 20%, një përqindje që kushdo që e merr do të mund të kontrollojë plotësisht bizneset.

Megjithatë, shtypi i huaj konsideron se vetëm dy fëmijët më të mëdhenj do të “konkurrojnë” për pasardhësin dhe jo tre të tjerët, Barbara (korrik 1984), Eleonora (maj 1986) dhe Luigi (shtator 1988), që kishte nga martesa e tij e dytë.

Gjithashtu, informacionet bëjnë me dije se trashëgimtarët e tij do të likuidojnë një pjesë të madhe të pronave që do të marrin, për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes. Por deri më tani askush nuk e di fatin e vilave të shpërndara në Itali dhe jashtë saj, ndërsa fëmijët e tij mohojnë se do të shesin pronën e babait.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...